Këto pamje vijnë nga fshati Gjon i Elbasanit.
Një banor raporton se këto mbetje digjen te varrezat, pranë varreve të tjera dhe bashkia e Elbasanit nuk ka reaguar. Sipas tij këto mbeturina janë grumbulluar prej një viti.
Banori shkruan: “Përshëndetje! Nëse dëshironi, publikojini pak ju lutem këto pamje katastrofike që kanë ndodhur në varrezat e fshatit Gjon në Elbasan, digjen mbetjet e vogla, bidona plastike, lulet plastike e tjera nuk i marrin qe t’i hedhin, por i djegin brenda te varrezat pranë varreve dhe mbetjet e tjera janë bërë një masë e madhe dhe bashkia Elbasan apo njësia përkatëse që merret me këto probleme nuk dërgon një makinë t’i marrin nga varrezat dhe t’i hedhin por i lejnë të grumbullohen prej 1 viti. Kjo është Shqipëria që duam bashkia që duam… turp të ketë bashkia Elbasan.”
Top Channel