Një tjetër konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mat.
Sipas policisë, një 61- vjeçar ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, ndërsa ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Si pasojë, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel