Çështja e padisë së kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u pushua sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Sako bëri padi kundër vendimit të datës 19 janar nga KQZ, që e gjobiti atë me rreth 93 mijë lekë.

“Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor”, ishte vendimi i dhënë nga KQZ një muaj më parë.

Por sot, Apeli vendosi pushimin e çështjes dhe kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Top Channel