Urdhra për armatosjen e strukturave të Ministrisë së Brendshme të komandës dhe SHIK-ut me armatim të rëndë si raketa e topa, transportues të rëndë, mitralozë, granata etj.
‘Sa për ilustrim gjatë periudhës 25 janar – 9 mars 1997 vetëm Safet Zhulali ka lëshuar 22 urdhra për të aviacionit, për bombardimin dhe goditje të tankeve dhe mjeteve të deri mbi burgun e Bënçës dhe urdhra për hedhjen në erë të urës së Mifolit.
Janë 42 fonograme dhe telegrame të Adem Çobanit për mobilizim të rretheve Kukës, Pukë, Burrel, Shkodër. Disa urdhra, fonograme, telegrame kanë lëshuar dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm Sheme Kosova, për lëvizje mjetesh e trupash dhe për kalimin e tyre në dispozicion të SHIK-ut dhe të Minsitrisë së Brendëshme.
Po ashtu janë dhënë dhe disa urdhëra të konsideruara jashtë çdo kopetence nga Leonard Demit. Një prej tyre është ai me nr 42 i datës 5 mars për t’i dorëzuar SHIK-ut kompaninë e kundratankeve.
Komisioni hetimor citon mes të tjerash një urdhër për veprime luftarake me një çift avionesh, për të goditur portin e Sarandës. Radiogrami nr.5, datë 2 mars 1997 drejtuar komandantit të Shijakut për t’u përgatitur me materiale e mjete për hedhjen në erë të Qafës së Sokolit në Rrogozhinë
‘Ato ishin fjalë populli, unë dua të di c’dokumente kam kontrolluar në Minsitria e Brendshme dhe në Ministri të Mbrojtjes, nuk kishte organizime të atij lloji, që dukej se donin të bënin grusht shteti ose donin të mbanin pushtetin me zor. Me përjashtim të asja që mori nga veriu, se i ra ushtria, dhe ata nuk pranuan’ u shpreh Spartak Ngjela, ish-kryetar i komisionit hetimor ‘97.
Top Channel