“Gërdeci”, Mediu pas seancës në GJKKO: S’ka asnjë dëshmi kundër meje, kam 17 vite që pres…

06/03/2024 11:20

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit, pas shtyrjes së seancës për këtë çështje në GJKKO, u shpreh se s’ka asnjë dëshmi kundër tij.

Sipas Mediut, çdo akt është nxjerrë në përputhje me ligjin.

“Nuk ka asnjë dëshmitar deri më tani që të ketë thënë qoftë edhe gjysmë fjalë për veprimtari të parregullt administrative apo ligjore të ministrit. Çdo akt, që është nxjerrë, ka qenë në shërbim të interesit të sigurisë së vendit për demontimin e municioneve. Për sa i përket, thirrjes së dëshmitarëve, mendoj që ky është një detyrim i Prokurorisë, që dëshmitarët që ka thirrur t’i bëjë të mundur që të jenë prezentë”.

A do të pranojë të pyetet si dëshmitar për çështjen?

“Unë do të konsultohem me avokatët, kohën dhe si do ta konsultoj. Jam i gatshëm të më pyesin për çdo gjë, kam pritur 17 vite. Dua të ketë një akt real të pyetjes sime. Mendoj se akti i pyetjes së të pandehurit, duhet të jetë kur janë ezauruar të gjitha aktet e tjera”, u përgjigj Mediu, në një deklaratë për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA