Personi që u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës është 54-vjeçari Agron Puka.
Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.
Për momentin ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve Puka ka marrë një plumb në krahun e tij.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel