![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/5457875454-800x450.jpg)
11/02 19:59
Një ditë më parë, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sallë kanë kënduar Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.
Për këtë ka reaguar ashpër këngëtari Arif Vlladi i cili i ka cilësuar dy artistët si amatorë.
“Parlamenti mos të bjerë pre e këshillimit amator. Niveli amator dhe xhelozia e tyre prej amatori i çon zyrtarët kosovar në këto gabime. Artistë amatorë të nderuar me zor, por mbeten amatorë. Nuk ngrihen dot në nivele të larta. U referohem në radhë të parë atyre që kënduan në parlament, janë dy këngëtar amatorë. Janë artistë që këndojnë mirë, shumë bukur, por janë amatorë”, u shpreh ai në mediat kosovare.
Top Channel