Burri shokohet kur gjen ‘sozinë’ të ulur pranë tij në avion, me emrin e njëjtë me të (fotot)

06/03/2024 17:15

Një burrë në Britani thotë se u shokua kur dikush i ulur pranë tij në avion kishte ngjashmëri të shumta me të.

Mark Garland po udhëtonte nga aeroporti i Heathrow në Londër për të shkuar në Bangkok, Tailandë.

Por kur hyri stafi tha se kishte bërë njëherë regjistrimin ‘check-in’.

Pas rreth 40 minutash konfuzioni, më në fund u kuptua se në bordin e fluturimti ishin dy persona të quajtur Mark Garlands.

Madje ata kishin jo vetëm emrin e njëjtë, por dhe shumë ngjashmëri fizike.

Dy Mark-ët më pas u takuan në sportel dhe e kuptuan shpejt se sa ngjanin me njëri-tjetrin.

Ata kishin të dy kokën e rruar dhe vendosën të uleshin pranë njëri-tjetrit në avion.

Marku më i vjetër ishte 62 vjeç kurse më i riu 58, teksa më pas zbuluan se jetonin vetëm 20 km larg njëri-tjetrit pranë Londrës. Marku i ri ishte shofer autobusi ndërsa Marku më i vjeter ishte murator.

Sipas raportimeve, Marku murator kishte udhëtuar me autobusin e Markut shofer para se të njiheshin.

Ata janë të dy të divorcuar dhe kanë dy fëmijë. Marku më i ri tha për mediat: “Ishin të shokuar sesa e çuditshme ishte, qeshëm shumë megjithë i krijuam probleme njëri-tjetrit në aeroport”.

“Kemi karakter të ngjashëm dhe do të mbetemi në kontakt, më duket se kam gjetur një mik”, shtoi Marku më i vjetër.

FOTO GALERI
1/3
Marku më i vjetër ishte 62 vjeç kurse më i riu 58, teksa më pas zbuluan se jetonin vetëm 20 km larg njëri-tjetrit pranë Londrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA