Rithemelimi dhe grupi që mbështeste Gazment Bardhin kanë kryer dje aktin e fundit formal të bashkimit të tyre, më shumë se 2 vjet nga ngjarjet e 8 janarit 2022.
Fillimisht Kryesia dhe më pas Këshilli Kombëtar i Rithemelimit kanë votuar për të ndryshuar statutin që i hapin rrugë emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetarë të partisë. Nga kjo kanë përfituar edhe kryetarët dhe nënkryetarët demokratë të komisioneve parlamentare të cilët do të bëhen gjithashtu anëtarë të kryesisë.
Pas këtyre ndryshimeve të statutit, përfitues janë edhe Jorida Tabaku si kryetare e Komisionit të Integrimit dhe Ferdinand Xhaferraj si nënkryetar i komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Por të dy nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
Refuzimi që Tabaku e Xhaferraj i kanë bërë bashkimit është konfirmuar edhe mesditën e sotme kur kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kishte thirrur një mbledhje të deputetëve.
Asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje ccka duket se po konfirmon “refuzimin” që ata i kanë bërë këtij bashkimi.
Top Channel