Një ditë pasi Prokuroria nisi hetimin në lidhje me incidentin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit Qëndror në QSUT vjen dhe përgjigjja e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu se kur do t’i kthehet normalitetit spitali, i cili ende nuk ka mbushur një viti që nga inaugurimi.

“Do të nisë shumë shpejt riparimi vendit ku ndodhi incidenti i cili gjithashtu do të përfundojë shumë shpejt. Do të nisin procedurat administrative nga drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i shtetit”, deklaroi Albana Koçiu.

Tanimë do të duhet që të hapën proceduar për lëvrimin e fondit të nevojshëm për riparimin e dëmit të shkaktuar.

Tre javë më parë një shkëndijë elektrike që ndodhi në një dhomë teknike në katin -2 të spitalit qendror në QSUT bëri që të pezullohej puna në urgjencën e këtij spitali dhe të gjithë pacientët të cilët kanë pasur nevojë urgjente për shërbim shëndetësor u shpërndanë në spitalin e Traumës dhe atë Shefqet Ndroqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA