“S’ka shanse”, tension në Për’puthen/ Vedati i jep lulen Erikës, Roela acarohet dhe ia merr nga dora

05/03/2024 20:59

Puntata e kësaj të marte në Për’puthen është shoqëruar nga tensione mes Vedatit dhe Roelës.

Konkurrentja nuk ka pranuar gjestin që bëri Vedati, i cili i dha një lule konkurrentes së re, Erikës.

“Merre si shembull dhe shiko më shumë se sa duhet, se je femër tradicionale”, i ka thënë Vedati Erikës.

Roela: Kjo nuk është fare për të

Vedati: Çfarë je duke bërë?

Roela: Ti tani me të njëjtat gjeste bëj ndonjë gjë ndryshe

Vedati: Pse po ia merr?

Roela: Po s’ka shans tani, me këtë lule 1 mijë lekshe false

Vedati: Ka shumë vlerë se në dorë po e mban. 5 qind lekë të vjetra ka shumë vlerë se ti po e mban në dorë dhe ia more.

Roela: Gjesti që bëre me Albën po e përsërit prapë

Vedati: Po m sfidon, përgatitu prap.

Top Channel