Përndiqte vazhdimisht një 30-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Vorë! Sapo kishte dalë nga burgu

05/03/2024 13:44
Momenti i arrestimit

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, vetëm 1 javë pasi kishte dalë nga burgu, i akuzuar akuzohet se ka përndjekur një grua.

Kallëzimin e ka bërë një 31-vjeçare, e cila ka deklaruar se ishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga Leon Hasrama, 41 vjeç, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë.

Policia thotë se 41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA