![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-13_sd-800x450.jpg)
Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masave të sigurisë.
Më 25 janar, Jamarbër Malltezi dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.
Në muajin dhjetor, ishte Prokuroria e Posaçme që depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, i vendosur nën akuzë për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli, pasi më herët Gjykata e Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Nën akuzë për këtë çështje është vendosur dhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Nga hetimet Jamarbër Malltezi dyshohet se përfitoi rreth 5 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani. SPAK insiston se biznesmeni dhe Malltezi në bashkëpunim i pastruan paratë duke fshehur origjinën e vërtetë të tyre.
Top Channel