![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12/02 22:32
Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi.
Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Bradford Crown të martën.
Treshja, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kultivuan bimë kanabisi në një mulli të papërdorur Halifax.
Ata u pikasën nga një dron policie duke përdorur shkallët për të kapërcyer një çati xhami në kantierin e Carlton Works përpara se të përpiqeshin të largoheshin.
Në këtë ambient janë gjetur më shumë se 5 mijë bimë, që do të prodhonin mbi 280 kg kanabis, e cila do të kapte vlerën në treg rreth 2.4 deri në 2.8 milionë paund.
Top Channel