Ish-miss Kosova dhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi ka rrëfyer më shumë mbi situatën e rëndë që i ka ndodhur në familje me ish-bashkëshortin dhe dhunën që ka përjetuar.
Duke folur në “Zona Zero”, ajo tregoi se ish-burri i saj ka qenë i denoncuar më herët dhe nga ish-gruaja e tij, për dhunë, por nuk e ka besuar pasi ai i ka thënë se ka qenë një trillim i saj për t’i marrë djalin.
Sipas Drenushës, në fillimet e tyre ai ishte një njeri shumë i sjellshëm dhe se nuk i linte kurrë një përshtypje se mund të ishte dhunues. Më tej rrëfen se kur e kishte pyetur për këtë situatë, ai i kishte thënë se ish-gruaja e ka stisur për t’i marrë djalin, pasi nuk ka dashur që të rritet në shtëpi me Drenushën, për shkak se ish-partnerja ka qenë serbe dhe ka dashur që fëmija e saj të rritet me frymën nacionaliste.
Po pak kohë më vonë, vetë Drenusha është bërë pre e dhunës, deri një vit më parë, ku vendosi që përveçse ta denoncojë, të divorcohet prej tij dhe të largohet nga banesa bashkë me dy fëmijët e tyre.
Top Channel