Ish-deputetja Nora Malaj ka treguar këndvështrimin e saj për ngritjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
E ftuar në “Top Story”, politikania u shpreh se si vajzë ushtaraku që jetën e tij ia kushtoi nëndetëses mendon se ka tre momente të rëndësishme në qasjen e saj; Shqipëria bëhet pjesë e frymës së aleancës nën kushtet; garanci, siguri, paqe.
Së dyti, në këtë partneritet duhet të flasin të dy palët, mazhorancë dhe opozitë. Dhe së treti, qasja jonë të mos kthehet në protagonizëm, pasi paqja sipas Malajt, fillon së brendshmi edhe më pas në rajon.
Pjesë nga biseda:
Duma: Çfarë ndjeve sot?
Malaj: Duke qenë se vij si vajzë ish-ushtaraku që jetën e tij e dha për nëndetësen mendoj se ka tre momente të rëndësishme në qasjen time.
Duhet ta identifikojmë vendin drejt një vlere të shtuar si siguria dhe garancia. Jemi një shtet që në kushtet e largpamësisë tonë në kurrë nuk kemi uzurpuar të tjerët por gjithmonë jemi mbrojtur dhe në këto kushte ne bëhemi pjesë e kësaj fryme; garanci, siguri, paqe.
E dyta, ndihem gjithmonë e keqardhur se nëse flasim si pjesë e parteriteteve dhe të opozitarizmit duhet të flasim për dy krahët. Nuk mund të jesh mazhorancë pozitive me opozitë destruktive. Kjo është njëlloj si qarkullimi i gjakut. Nëse duam një politikë gjithpërfshirëse është e pamundur që të mos përfshijmë atë pjesë të politikës që përfaqëson popullin opozitar, të cilët gjithashtu kontribuojnë përmes taksave në GDP-në e vendit.
E treta, është shumë e rëndësishme që qasja jonë të mos kthehet në pretagonizëm, por në partneritet të të gjithë ansamblit të madh… Paqa fillon së brendshmi edhe më pas në rajon.
Top Channel