Flamur Noka i bllokon mikrofonin deputetit të PS, mbyllet seanca
04/03/2024 17:15
Deputeti Flamur Noka ka vijuar me skenarin e bllokimit të seancës plenare
Këtë të hënë zgjodhi të mbante zhurmues në duar, duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.
Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim.
Pas këtij incidenti, kryeparlamentarja vendosi të mbyllë seancën vetëm 7 minuta pasi kishte nisur.
Top Channel