Gruaja duhet të nxjerrë shtëpinë në shitje prej faturës zhvatëse të spitalit ku i vdiq e ëma (fotot)

04/03/2024 18:01

Një grua në SHBA ka folur me dënesë për një faturë shëndetësore zhvatëse nga spitali ku vdiq nëna e saj, teksa tani është detyruar të shesë shtëpinë e familjes.

Vitin e kaluar nëna e Alicia Wieberg, Debra Prichard mori trajtimin në spital pas një ishemie që pësoi dhe disa aneurizmave.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë më 31 tetor, 2023 dhe pak pas vdekjes së saj Alicia-s iu dërgua fatura mjekësore e spitalit që e shtangu.

Debra – e cila kishte sigurimin e zakonshëm mjekësor në SHBA, Medicare Plan A – prandaj ishte dërguar te specialistë nga spitali i Tennessee drejt qendrës, Vanderbilt në Nashville, me një helikopter ambulancë.

Pas vdekjes së nënës së saj, kompania i dërgoi Alicia faturën marramendëse prej 81,739 dollarë.

Zyrtarët thonë se e ndjera nuk kishte mbulimin e plotë të sigurimeve teksa Debra kishte nënshkruar Medicare Part A, dhe jo Medicare Part B që u jepet amerikanëve mbi 65 vjeç, por për të cilin duhet të paguajnë shtesë çdo muaj.

Alicia thotë se ka dërguar kërkesa për reduktim të faturës por tashmë thotë se duhet të shesë shtëpinë e nënës së saj dhe ku është rritur vetë./Ladbible//

FOTO GALERI
1/3
Pas vdekjes së nënës së saj, kompania i dërgoi Alicia faturën marramendëse prej 81,739 dollarë.

Top Channel