Deputetët e Rithemelimit në ceremoninë e bazës së NATO-s në Kuçovë: Protokolli na injoroi, nuk na dhanë as karrige për t’u ulur

04/03/2024 15:34

Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore në Kuçovë, ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Rithemelimit Asllan Dogjani, e quan të paprecedentë ‘sjelljen arrogante të maxhorancës ndaj opozitës’.

Ai shprehet se përveçse u injoruan nga protokolli, për deputetët e opozitës nuk kishte as karrige për t’u ulur.

“E pa precedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës”-shkruan deputeti Asllan Dogjani.

Top Channel