Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja… 20/06 22:40
Polonia ka vendosur t’i japë fund kontrolleve të përkohshme kufitare me Sllovakinë fqinje, vendim që hyri në fuqi në mesnatë
Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Ministria e Brendshme e ka arsyetuar këtë hap me “stabilizim të emigrimit përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike”.
Megjithatë, situata do të vazhdojë të monitorohet dhe nëse do të jetë e nevojshme kontrollet mund të rikthehen mes këtyre dy vendeve të BE-së.
Polonia dhe Sllovakia janë anëtare të Zonës Schengen, që mundëson lëvizje të lirë, prandaj nuk ekzistojnë kontrolle të rregullta kufitare.
Por prej tetorit të vitit të kaluar, këto dy vende qinje i kanë rikthyer me raste këto kontrollet, me qëllim kontrollimi i emigrimit të paligjshëm.
Top Channel