Skandali/ Nga Ronaldo, te e veja e Berluskonit dhe Anjeli, 740 VIP-a të spiunuar financiarisht në Itali

02/03/2024 14:59

Pesë ministra, Marta Fascina, Fedez, Agnelli dhe Ronaldo janë spinuanar financiarisht në Itali.  Gjashtëmbëdhjetë persona janë nën hetim për krimin, përfshirë prokurorin e antimafias Antonio Laudati.

Pre e spiunimit kanë rënë ish-kryeministri Matteo Renzi, deputetja dhe bashkëshortja e Sivio Berlusconi, Marta Fascina, ministrat Guido Crosetto, Alfredo Urso, Francesco Lollobrigida, Gilberto Pichetto Fratin, Marina Elvira Calderone, nënsekretarët Giovanbattista Fazzolari, Claudio Durigon dhe Andrea Delmastro.

Deputetët Fabio Rampelli dhe Denis Verdini, avokati Piero Amara, Olivia Paladino , partnerja e Giuseppe Contes, Irene Pivetti , Marco Carrai, presidenti i Federatës së Futbollit Gabriele Gravina dhe sipërmarrësi Gaetano Caltagirone.

Këta janë disa nga emrat që mund të lexohen në letrat e hetimit të Perugia-s për aktivitetet e aksesit të paligjshëm në bazat e të dhënave dhe dosjeve të supozuara kundër togerit të financave Pasquale Striano, i cili deri pak muaj më parë ishte në shërbim në Antimafias Kombëtare.

Striano akuzohet se ka bërë qindra aksese të paautorizuara në arkiva, në mungesë të ndonjë informacioni hetimor. Megjithatë, kjo është një pikë në oqean, në aktakuzën shumë të gjatë, në fakt, Striano akuzohet për rreth 800 episode të ndërhyrjes së paligjshme nga gjithsej 5000 aksese në bazat e të dhënave shtetërore të bëra prej tij nga viti 2018 deri pak muaj më parë.

Sipas zyrës së prokurorit të Perugias të drejtuar nga Raffaele Cantone, ai ka shpërdoruar detyrën. Gjithashtu për shkak se kërkimet nisnin shpesh nga kërkesat e gazetarëve: pesë u hetuan, nga gjithsej gjashtëmbëdhjetë persona të dyshuar. Ai e deklaron veten “absolutisht të pafajshëm”, shpjegon avokati i tij Andrea Castaldo.

Zyra e prokurorit të Perugias beson se ka prova të spiunazhit nga Striano, i cili po kërkonte informacione të ndjeshme mbi politikanë, sipërmarrës dhe sportistë.

Hetimi nisi një vit më parë nga një ankesë e ministrit të Mbrojtjes Crosetto pasi një dokument në lidhje me deklaratën e tij tatimore dhe kompensimin e marrë nga Leonardo u botua në një gazetë. Dosja kishte përfunduar në tavolinën e prokurorisë së Romës dhe dukej si një hetim banal për rrjedhje informacioni, me kërkimin e burimit të gazetarëve.

Top Channel