Fotoreporteri Armando Babani i ftuar në “Breaking” me Xhoi Malësia shpjegoi disa foto të shkrepura nga ai, të politikanëve shqiptarë në disa momente të veçanta.

Ai ka foli për foton që i ka shkrepur Ramës në protestat e PS-së në vitin 2014, Berishës gjatë protestës së kryesisë dhe Flamur Nokën duke shkaktuar trazira në Kuvend

Xhoi Malësia: Rama në një diskutim, ku falë mjeshtërisë suaj keni arritur të nxirrni në pah edhe avullin që del nga koka

Armando Babani: Ka qenë dimër, ka qenë në nëntor. Ishin protestat që bënin përpara kryeministrisë, mos gaboj ka në nëntor të vitit 2009. Ka qenë ftohtë dhe Rama si pasionant që është kur flet, si duket temperatura bën të vetën. Do ketë qenë shumë e nxehtë.

Xhoi Malësia: Është një foto e Berishës, ka qenë në këto ditët e protestave

Armando Babani: Kjo është një foto gjatë kohës kur u bë protesta tek kryesia e kuvendit.

Xhoi Malësia: Si ia ke dalë që fotografon në një moment kaq intim të zotit Berisha?

Armando Babani: Kur shkon diku për të mbuluar një aktivitet e ke një qëllim në vetvete, do të tregosh një histori. Ti e ke një qëllim. Por nganjëherë, siç thonë fati ndihmon të mirin.

Xhoi Malësia: Për t’iu përgjigjur situatës aktuale të kuvendit. Shohim minisekonda përpara shkatërrimit, që është në limitin e fytyrës së një gardisit me flakadanin në dorë.

Armando Babani: Ajo është e rrezikshme për një gardist. Pasi duhet pasur kujdes me fytyrën me sytë.

Xhoi Malësia: Vizita e Papa Françeskut po shohim tani…

Armando Babani: Po vizita e papa Françeskut në vitin 2014, në shtator. Sfumimi është teknikë fotografimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA