Klaudia është vajza e re në Për’puthen e cila mund të zgjedh mes djemëve.
Me të hyrë në shtëpi, konkurrentja më e re ka trazuar ujërat duke organizuar një gjyq me të pandehur Vedatin, Muratin dhe Endin.
Të pandehur, sot do të zhvillohet një seancë gjyqësore për të vënë në dijeni palët e paditura mbi vendimin që ka marrë pala gjyqësore, pra unë. Askush nga shikuesit nuk ka të drejtën të flasë apo të apelojë përveç të pandehurve.
Klaudia: Vedat Sulejmani, nuk të lejoj kategorikisht kur të dalësh me mua në takim të ngresh zërin.
Vedati: Shpresoj të kemi një takim të mirë, por nëse nuk më respekton patjetër që do ta ngre zërin se ndoshta ashtu të pëlqej.
Klaudia: Jo dhe këtë do e kuptosh.
Vedati: Do ta shohësh në takim.
Klaudia: Jo, vendimet i marr unë këtu.
Vedati: Ti do të jesh ajo që do të ma ulësh mua zërin? Me sensualitet apo si?
Klaudia: Do ta shohësh, çdo gjë mbetet për t’u parë.
Vedati: Do të ishte mrekulli, por do të jesh e vetmja që ma bën këtë… Do ta shohim.
Klaudia: Murat Xhixha, kur të dalësh me mua duhet të jesh më i shkathët. Ke për detyrë të më bësh për vete dhe të veprosh shpejt sesa të qëndrosh i heshtur.
Murati: Unë nuk besoj se kam qëndruar i heshur, kam treguar gjithçka duhet nga vetja ime. Ndoshta jam më i mirë seç duhet që më marrin të urtë ndonjëherë.
Klaudia: Nuk ke treguar aq sa duhet.
Murati: Kam treguar se jam më i mirë seç duhet…
Klaudia: Duhat të dalësh vetëvetja, nxirre atë agresivitetin nga brenda.
Endi: Para se të fillosh dua të them që s’isha unë dhe nuk e kam bërë unë.
Klaudia: Në daljet me mua janë të ndaluara ngacmiment seksuale.
Endi: Pse gënjen? Pse gënjen? The që do të më tregoje një gjë dhe s’po e mban fjalën…
Klaudia: Do të ta tregoj kur të vijë momenti.
Top Channel