“Platformë të re ultramoderne për eventet ndërkombëtare”/ Rama inspekton kantierin e Automotoparkut në Elbasan: Motor tjetër për ekonominë…

02/03/2024 13:30

Automotoparku i Elbasanit, cirkuiti i parë motosportiv shqiptar, i cili aktualisht po zbatohet në terren përbri lumit Shkumbin, është një platformë e re ultramoderne, e cila çel  një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasinin, por për mbarë vendin, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e Formula Uno.

Për të inspektuar ecurië e punimeve ishte sot në kantier, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

“Këtu jemi me infrastrukturën e AutoMotoparkut. Jemi duke punuar aktualisht me fazën fundore të pritave lumore, për të lidhur të gjithë pritën lumore të Automotoparkut me pjesën fundore që kishim bërë me Ministrinë e Bujqësisë. Është një projekt shumë i mire, i cili u ka shërbyer shumë banorëve të Elbasanit. Është bërë një rrugë me ajër të pastër, është me standarte buzë lumit Shkumbim. Është bërë një punë kolosale pasi janë 5 km deri tani, të cilat kanë përfunduar  nga të dyja krahët e lumit Shkumbim. Puna është bërë me cilësi. Qytetarët kanë qenë mjaft të kënaqur” – u shpreh Llatja.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjithë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese.

“Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikëpamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave. Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. 

Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë”– u shpreh Rama teksa theksoi se “duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA