Meritoni kërkon ndjesë për gjestin me pantallonat: Por, disa shkaqe më nxitën… Rike kundërshton: Pse nuk flet nga fillimi, si ka nisur krisja jonë?!

02/03/2024 22:53

Debatet gjatë këtyre ditëve mes Meritonit dhe Rikes, ku pas deklaratave të kësaj të fundit se ‘nuk është burrë’, moderatori hoqi rripin e pantallonave, vazhduan mes banorëve edhe në spektaklin e sotëm.

I vetëdijshëm për gjestin e patolerueshëm, Meritoni kërkoi ndjesë, por shtoi se ka disa arsye që e shtynë drejt atij veprimi. Rike nga ana tjetër, tregoi shkaqet që prishën raportin mes tyre.

Meritoni: Për gjestin, i kërkoj falje Rikes dhe të gjitha vajzave. Nuk është një gjest që duhet parë në këtë shtëpi. Por, dola në atë pozitë për shkak të ngarkesës pas goditjeve të vazhdueshme.

Rike: Pse nuk flet nga fillimi, si ka nisur krisja jonë

Meritoni: Ne e dimë që jemi gjaknxehtë dhe e kemi fyerje të na e thuash në atë mënyrë.

Ledion Liço: Kjo është e paranueshme, s’ka justifikime

Meritoni: Nuk po justifikoj, po tregoj shkaqet pse më ka ndodhur

Ledion Liço: Është diçka që në jetën tënde jashtë shtëpisë të kujton gjë

Meritoni: Jo, këtë veprim unë vetë e dënoj

Ledion Liço: Pse Rike shkon në thirrje të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje nëse je burrë

Rike: Krisja ka nisur që nga momenti që i bëri një provokim Rozës dh eunë bëra një mimikë. Më pas, e ka përsëritur dhe më ka thënë pse e mbron Rozën. Më tha ti je gocë e ndershme që e mbron. Më përmendi ndershmërinë. Më kërkoi falje, falje që unë nuk e pranova

Meritoni: Mos fol me gënjeshtra

Rike: Nuk e prisja, më vrasin fjalët e dikujt që e vlerësoj. Aty ka nisur krisja ime me Meritonin. I kam mbajtur qëndrim dhe i kam thënë nuk të fal dot. Mendoj se burri flet pak dhe i peshon fjala

Në debat, u përfshinë edhe banorë të tjerë

Bardhi: Gjestin nuk e justifikoj.

Rike: Pse mo Bardhi, duke hequr rripin tregon se është burrë

Bardhi: Unë po them që është gabim

Rike: Dy herë më ka prekur dhe asnjeri nuk ka folur

Ledioni: Kam një pyetje, pse ti brenda shtëpisë, duke pasur disa raporte nga jashtë, ke zgjedhur të luash me raporte nga brenda

Rike: Nuk kam luajtur, kam ngacmuar

Roza: Është e vërtetë që Meritoni është duke bërë lojën e tij, sidomos kur është në nominim. Unë e kam thënë që ditën e parë që bëj pyetjen me provokim, po deshe përgjigju. Por kur Meritoni kërkon të më imitojë, duke më bërë pyetje kur pi kafe. Pyetje seksuale, që mua nuk më ndikojnë, unë kam mbajtur qëndrim të ftohtë. Por, nga ana tjetër Rike dhe Graciano është çuditur. Por, që më thotë përmend nënën, e kam përmendur pas Prime-t dhe Meritoni hedh prapë atë kunjë ordinere kur ishim aty me Julian, të flasësh me atë gjuhë përpara një zonjë dhe para meje, më ke fyer. E kapa mënjanë dhe i thashë për kokë të nënës, nuk të flas më, as këtu, as jashtë. Kjo është vërtetë lojë provokimesh, por jo kështu…

Sara: Veprimi i Meritonit është shumë i shëmtuar, por çdo gjë e shoh shkak pasojë. Në mbi gjashtë raste, jam skandalizuar nga mënyra si Rike i është drejtuar Meritonit. Mendoj se në këtë shtëpi, të dyja palët duhet të gjykohen njësoj. Këto moralistet, nuk e ndaluan këtë vajzë, kur po e gjuante atë vajzë disa herë. Asnjë nuk e ndaloi Rike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA