Ledjona e bëri lojën e largimit reale duke përmendur vajzën, Egla: Më vjen keq që këto gra rrisin femijë! Arbri i kthehet keq: Aktorë të nivelit të lartë…

02/03/2024 22:24

Një nga situatat më të komentuara gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP ka qenë loja e Ledjonës, e cila dëshironte të fuste banorët ‘në kurth’ duke u shtirur sikur do të largohej nga shtëpia më e famshme si pasojë e mallit për vajzën.

Pas një klipi të dhën sot gjatë prime, ku jepen gjithë detajket e planit të Ledjonës, banorja ka dhënë një shpjegim.

Ledjona: Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situatat e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.

Egla: Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.

Ledjona: Çfarë tha se se dëgjova?

Ledion Liço: Egla përsërite edhe një herë atë që the.

Egla: Më vjen keq që këto lloj femrash kanë nëpër duar të ardhmen tonë.

Arbër Hajdari: Unë deri dje e kam mbrojtur se iu përmend vajza nga Meritoni. Këtu paskemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë. Si mundet që njeriu domethënë që të ngjajë në një siutatë shumë reale, ‘po e mendoj vajzën dhe të mërzitja të jetë reale’. Pse moj me butina janë këto. Sa herë duhet të qajmë në lojë, shtypim butonin dhe qajmë. I kam dhënë të drejtë por të arrijë njeriu të kontrokllojë emocionet e brendshme.

Ledjona: Jo nuk i kontrolloj.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA