Juli është banori për të cilin Ilnisa është zhgënjyer si pasojë e gjestit që ka bërë Erjola me hallvën.
Sipas tyre Juli ka shtyrë banoren për ta bërë atë veprim, teksa Romeo i indinjuar tha se është për të vënë duart në kokë.
Juli u mohoi akuzat duke u shprehur se ka marrë vesht thjesht si plan, por nuk është përfshirë.
Ledion Liço: Siç e pe edhe në klip, ka pasur banorë të tjerë aty brenda që ose nuk kanë reaguar fort, ose mund të luajnë edhe me dy standarde, kur i intereson përfshihen kur nuk i intereson jo.
Ilnisa: Një lojë shumë e shëmtuar. Pllakosi një heshtje dhe lëmsh në stomak. Unë kam qenë e fyer dhe e lënduar. U trondita, nuk mundet një njeri të bëjë hallvën për shpirtin e dikujt.
Ledion Liço: Nga kush u zhgënjeve më shumë? Nga ato që pe në klip, kush të ka zhgënjyer dhe se si do të reagosh
Ilnisa: Juli më ka habitur. Ishte e njëjtë me lojën e pisët të Ledionës. Nuk më tha asgjë, për hir të një raporti, vlerësimi që kam pasur me të dhe nuk ia kam kursyer atij. Qoftë për marrëdhënie njerëzore.
Ledion Liço: Romeo ti i ke quajtur shpesh vajzat brenda shtëpisë, si banorë që ndikohen nga Juli. Mendon se ka pasur një ndikim ose diçka tjetër nga Juli?
Romeo: Ngjarja ishte shumë e rëndë. Hallvë, nuk mund të finalizohet me një gjest të keq, që të hamë hallvën tënde. Kur vë të tjerët të hanë hallvën e dikujt, e bën lojën duke përfshirë edhe të tjerët. Kjo është për të vënë duart në kokë. Këtu për hir të lojës arrihet në këto nivele. Për hir të lojës prekin familjarë. Juli, plani ishte i Ledionës dhe i Julit.
Erjola: Jo plani ishte i imi.
Ilnisa: E mbështetët. E mbështete Lediona.
Juli: Juli nuk është kërrkund aty.
Romeo: Erjola më tha që Juli është bashkuar tek ku plan. Unë mendoj që Erjola është përdorur nga Juli.
Juli: Është krejt e qartë që unë nuk kam lidhje me planin.
Ledion Liço: Po është e vërtetë që ti nuk ishe për planin, por nuk bëre asnjë reagim.
Top Channel