Futbollisti i Kombëtares drejt divorcit pas 1 viti martesë? Veprimet e fundit ngrenë dyshimet për krisje të marrëdhënies

02/03/2024 11:01

Futbollisti i njohur Eroz Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi, duket se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga çifti, por nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Madje, po të hedhim një sy në rrjetet e tyre sociale, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë fotot e përbashkëta.

Ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar këtë krisje mes çiftit. Ata u martuan në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2023, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA