Akademia e Çiklizmit në Tiranë/ Veliaj: Fëmijët do të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit dhe të argëtohen

02/03/2024 09:06

Pranë stadiumit kombëtar në Tiranë do të hapet Akademia e Biçikletave.

Lajmin e mirë e ka dhënë mëngjesin e sotëm Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili deklarin se kjo Akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“MIRËMËNGJES! Akademia e Biçikletave së shpejti do të hapë dyert për fëmijët. 🚴🏻‍♀️🛝🌳

Në këtë hapësirë 👦🏻👧🏻 do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën 🚲, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”, shkruan Veliaj.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia e biçikletave është kthyer gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.

 

 

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA