Stilistja britanike gjendet e varur në shtëpi mes betejës së divorcit me bashkëshortin milioner që e monitoronte me kamera (fotot)

01/03/2024 15:25

Një konsulente e njohur mode, bashkëshorti milioner i të cilës ishte akuzuar për sjellje ‘të përçmueshme’ në shtëpinë e tyre £6.9 milionëshe, është gjetur e varur në shtëpinë e saj në fund të vitit që shkoi, u tha sot në hetimin e çështjes në Britani.

Manjati i pronave Nicholas Ratcliffe, 64 vjeç, përdorte kamera sigurie për të spiunuar ndaj ish-gruas së tij Tracey, mes debatit armiqësor të divorcit.

Teksa tentonte të largonte atë nga shtëpia 1.3 milionëshe në Cheshire në veri të Britanisë, ai kishte kyçur dyert për të kufizuar lëvizjet e saj dhe linte shënime kërcënuese në shtëpi, u tha ne gjykate.

Në 2021 një gjykatë mbështeti pretendimin e burrit për të anulluar shpërblimin prej 3.45 milionë paundë për Ratcliffe me pretendimin se pasuria e tij ishte mbivlerësuar.

Tragjikisht nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur, e varur në shtëpinë e saj pak pas Krishtlindjeve, teksa mjekësia ligjore ka hapur një hetim.

Ratcliffe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 53 vjeçare dhe rrethanat nuk ishin të dyshimta, sipas mjekut ligjor Andrew Bridgman, qe do te thotë se mund te kete kryer vetevrasje.

Pas vdekjes së saj të parakohshme miqtë e familjarët shprehnin dhimbjen e tyre duke e quajtur “mikeshë e çmuar” dhe “person i mrekullueshëm”

Ajo kishte punuar në biznesin e pronave të zotit Ratcliffe, ku punojnë tashmë dhe dy fëmijët e çiftit.

Çifti ishin ndarë në 2016 por vijonin të jetonin në të njëjtën shtëpi në zonën e pasur të Altrincham, kur dhe nisi sjellja bullizuese e bashkëshortit.

Avokatja e Ratcliffe, Anne Hussey tha se burri nisi një fushatë të ulët intimidimi për ta nxjerrë nga shtëpia.

Presioni dhe kontrolli dha pasojat në shëndetin e saj mendor, siç ishte instalimi kamerave të vëzhgimit dhe sjellje të tjera për të nxitur dëbimin. Seancat dëgjimore vazhdojnë./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Tracy Ratclife është gjetur e varur në shtëpinë e saj në fund të vitit që shkoi, u tha sot në hetimin e çështjes në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA