Dhjetra fermerë të arrestuar në protestën në Harkun e Triumfit në Paris (fotot)

01/03/2024 18:02

Policia franceze tha sot se kishte arrestuar 66 persona në protestën e fermerëve pranë Harkut të Triumfit në Paris dhe në Bulevardin Champs-Elysees, pasi kishin bllokuar trafikun e lëvizjeve të mëngjesit.

Me traktorë dhe ngarkesa kashte, fermerët bllokuan mëngjesin e sotem për pak kohë trafikun në qendër të Parisit, në një distancë të shkurtër nga zyra e presidentit Emmanuel Macron.

Fermerët protestues mbanin pankarta anti-qeveritare dhe thonin se kërkonin “të shpëtojnë bujqësinë franceze”.

Fermerët në të gjithë Evropën protestojnë prej javësh kundër kufizimeve ambjentaliste të prodhimit dhe rritjes së kostove të karburantit, si dhe kundër importeve të lira nga jashtë BE, me të cilat qeveritë po zëvendësojnë prodhimin e tyre.

Fermeri Axel Masson tha se rreth 100 kolegë të tij ishin mbledhur në rreth-rrotullimin qendror prej orës 3:00 të mëngjesit, “në mënyrë paqësore e në përputhje me ligjin”.

Disa nga protestuesit shiheshin t’i jepnin thasë patatesh shoferëve të bllokuar në trafikun rreth Arc de Triomphe, shkruante rrjeti vendas AFP.

“Grupi i Koordinimit Rural ka marrë Harkun e Triumfit paqësisht”, shkruante më herët shoqata fermerë në rrjetet sociale”, duke shtuar se qëllimi ishte “të shpëtojmë bujqësinë franceze”.

Ata thonin se kërkonin veprim të shpejtë “pasi 45 përqind e fermave të Francës janë në shkatërrim financiar” prej politiakve te qeverise.

Fermerët francezë kanë vijuar protestën e tyre me bllokime rrugësh, djegie gomash dhe prishje të prodhimeve të huaja, duke thënë se kërkojnë ndihmë nga qeveria, sipas premtimeve.

FOTO GALERI
1/3
Axel Masson tha se rreth 100 kolegë të tij ishin mbledhur në rreth-rrotullimin qendror prej orës 3:00 të mëngjesit, "në mënyrë paqësore e në përputhje me ligjin".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA