Ambasadori i Holandës, Reinout Vos në deklaratë nga Korça: Partitë politike duhet të kontribuojnë në procedurat normale të jetës parlamentare

01/03/2024 13:20

Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, ishte sot në Korçë, nga ku i bëri apel partive politike  të kontribuojnë në procedurat normale të jetës parlamentare

– Mbledhja e Samitit a ka shanse Shqipëria për hapjen e negociatave?

Negociatat kanë nisur tashmë por besoj se për kapitullin e ri, grupin e ri të kapitujve ky është vendim që do të merret nga këshilli jam pozitiv që do të jepet. Ky është një proces që është në vazhdim, nuk ka arsye pse të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do të merret.

-Prej 5 muajsh opozita bllokon punimet në parlament, a duhet t’i rikthehen parlamentit?

Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që për një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur. Unë i bej thirrje partive politike që ti rikthen këtij procesi institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse parlamenti është zemra e demokracisë.

-Opozita i është drejtuar të gjitha ambasadave për shkeljen e të drejtave të tyre, a ka ardhur një thirrje te ju?

Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë ne procedurat normale të jetës parlamentare. Për këtë arsye ne kemi bashkëpunim dhe bashkëbisedim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike në Shqipëri.

-Kodi zgjedhor si do procedohet?

Është pak a shumë e njëjta pyetje, për momentin kemi këto bllokime të procedurave parlamentare dhe reforma elektorale është një prej këtyre proceduarave që është e bllokuar.

-Opozita kërkon mbledhjen e komisionit parlamentar dhe mazhoranca e kundërshton.

Evropa është përbërë nga uniteti e diversiteti e për rrjedhojë nuk kemi një recetë fikse se si do të organizohet demokracia në institucionet tona. Kjo varet nga vetë ne , vetë nga institucionet Shqiptare për t’i riorganizuar këto elementë.

Top Channel