Ambasadori britanik King-Smith në në takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë për zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve nga Anglia drejt Shqipërisë.

“Shkëmbimi i hapur me ministrin Ulsi Manja mbi hapat e ardhshëm për bashkëpunimin e drejtësisë MB – Shqipëri. Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes për Transferimin e të Burgosurve, duke mbështetur shërbimin e burgjeve dhe duke punuar së bashku në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadori, ndërsa ka ndarë edhe një foto me ministrin.

Marrëveshja parashikon transferimin e shumë të burgosurve shqiptarë, aktualisht në burgjet angleze.

Top Channel