Zëdhënësi i Putin thotë se Britania është e përfshirë ‘drejtpërdrejt’ në konfliktin në Ukrainë (fotot)

29/02/2024 16:54

Zëdhënësi i presidentit rus ka akuzuar sot Britaninë se është e përfshirë “drejtpërsëdrejti” në luftën në lindje të Ukrainës, duke zgjuar frikat fatkeqe për zmadhim të konfliktit.

Ashtu si vende të tjera perëndimore Britania ka dërguar vazhdimisht armë në Ukrainë që prej pushtimit të Rusinë, ndërsa së fundmi është zotuar edhe për 7 milairdë paundë të tjera në ndihmë ushtarake.

Në 24 orët e fundit është zbuluar në media se ushtarakët e Londrës po ndihmojnë Ukrainën me hartimin e planeve të luftimit kundër Rusisë, shkruan e përditshmja Metro.co.uk

Kjo bëri që sot zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov, të bënte komentet e vrazhda.

“Përgjithësisht nuk është sekret se britanikët kanë dhënë forma të ndyshme mbështetjeje ushtarake për Ukrainën”, tha ai për rrjetin RTVI.

“Ata kanë njerëz në terren, inteligjencë dhe aktivitete të tjera. Prandaj ata janë në fakt të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë konflikt”, tha Peskov.

Zhvillimi vjen teksa gjenerali anglez Tony Radakin njoftoi se po shtynte planet për të dalë në pension për një vit, pasi do të jepte konsulencë për Volodymyr Zelensky. /Metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/2
“Ata kanë njerëz në terren, inteligjencë dhe aktivitete të tjera. Prandaj ata janë në fakt të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë konflikt”, tha Peskov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA