Vuçiç “u zbut” në Tiranë! Jep ndihmë humanitare për Ukrainën, Zelensky e falenderon!

29/02/2024 12:27

Lidhjet e ngushta të Aleksandër Vuçiçit me Rusinë nuk e penguan presidentin ukrainas Volodymir Zelensky ta përdorte me mjaft mjeshtëri diplomacinë duke e falenderuar kreun e shtetit serb për mbështetjen në luftën dyvjeçare të Ukrainës kundër agresionit rus, ndërsa u zotua se Kievi do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Vuçiç, i cili u takua në Tiranë me liderin ukrainas gjatë samitit të vendeve të Europës Juglindore, ofroi ndihmë të mëtejshme humanitare dhe tha se beson se “vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet diplomatike mund të sjellin paqen”, shkruan Reuters. Në një postim në rrjetin X, Zelenskiy “vuri në dukje rëndësinë e rolit të Serbisë” në zbatimin e planit të Ukrainës, i cili kërkon tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e kufijve të vitit 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ai pohoi se kishte diskutuar me homologun serb lidhur me “sfidat politike dhe të sigurisë në Europën Lindore”.  Vitin e kaluar, një dokument i klasifikuar i Pentagonit tregonte se Serbia kishte rënë dakord të furnizonte me armë Kievin ose e kishte furnizuar atë, pavarësisht se Beogradi ka kërkuar të ruajë neutralitetin  lidhur me luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA