Vrasësi i gruas dorëzohet pasi u fsheh 22 vjet në pyjet e Argjentinës, lirohet prej kalimit të statutit kohor (fotot)

29/02/2024 15:18

Gjykatësit kanë vendosur se një burrë që jetoi fshehur për 22 vjet në pyjet tropikale të Argjentinës pas vrasjes së bashkëshortes së tij, duhet të lirohet prej kalimit të afatit kohor për veprën penale.

Ramon Angel Abregu, tashmë 70 vjeç ishte arratisur nga furgoni i burgut në 2001 kur u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e gruas së tij pas ndarjes.

Vetëm vitin e kaluar ai doli nga jeta e pyllit dhe u dorëzua në polici, por tashmë gjykata ka vendosur ta lërë të lirë pasi “ka skaduar statuti kufizimit kohor për krimin”.

Abregu u paraqit në të njëjtën sallë gjyqësore ku u dënua në 2001 ku avokatët pretenduan “imunitet” nga kthimi në dënim.

Avokati Alejandro De la Riva, konfirmonte: “Statuti i kufizimeve është 20 vjet dhe për këtë kohë ai ishte i fshehur në arrati.”

Ai shtonte se klienti tij kishte kryer dënimin pasi të qëndroje në arrati “është njëlloj si të qëndroje në burg”.

Gjykatësi i Tierra del Fuego konfirmoi dje lirimin e tij, por prokurorët po e mbajnë ende në qeli për të studiuar rrugë ligjore që mund ta bëjnë të dënohet per krimin.

Abregu ishte fshehur në pyjet tropikale të Salteno Chaco në veri të Argjentinës, një zonë ku jetojnë kafshë si puma, drerë e lakuriqë të rrezikshëm nate.

Para se të arratisej ai kishte vrarë gruan e tij në Río Grande në janar 2000.

Gjithë këto vjet ai qëndroi i fshehur në xhungël dhe më pas ishte kthyer pa u diktuar në provincën Tierra del Fuego, shkruan e përditshmja vendase Clarín.

Procesi lirimit nuk është i thjeshtë teksa mbeten të sqarohen rrethanat e krimit.

Pyjet e Chaco Salteño vuajnë nga dëmtimet po kanë një nga zonat më të mëdha bujqësore të vendit me disa milionë hektarë bimësi, si dhe një diversitet te madh etnik e kulturor popujsh indigjenë. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Ramon Angel Abregu, tashmë 70 vjeç ishte arratisur nga furgoni i burgut në 2001 kur u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e gruas së tij pas ndarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA