SHBA ekzekuton Ivan Cantu për vrasjen e dyfishtë megjithëse protestonte pafajësinë prej dekadash (fotot)

29/02/2024 17:48

Fjalët e fundit të Cantu para injeksionit fatal ishin mbrojtja e pafajësisë për vrasjen e vitit 2000 të kushëririt dhe të të dashurës së tij.

I burgosuri në Texas, SHBA pretendonte prej 20 vjetësh pafajësinë dhe se akuzat ndaj tij bazohen në dëshmi të rreme dhe prova të dyshimta, por është ekzekutuar dje për dy vrasjet.

Ivan Cantu mori injeksionin e vdekjes në burgun e Huntsville për vrasjen me armë në nëntorin e vitit 2000, të kushëririt të tij James Mosqueda, 27 vjeç, dhe të të dashurës se këtij te fundit Amy Kitchen, 22 vjece. Në fjalët e fundit në dhomën e ekzekutimit ai përsëriti se ishte i pafajshëm.

Prokurorët thonë se Cantu vrau Mosqueda, i cili shpërndante droga, bashkë me Kitchen për të vjedhur kokainë dhe para në shtëpinë e tyre në Dallas. I burgosuri tashme 50-vjeçar kishte marrë dënimin në 2001, por pretendonte prej kohësh se një shpërndarës rival kishte vrarë kushëririn e tij gjatë një konflikti për para drogash.

Cantu ishte ekzekutimi parë në Texas për këtë vit, teksa disa orë pas tij u ekzekutua në Idaho vrasësi Thomas Eugene Creech për një vrasje në burg në 1981, ku kishte përdorur si arme një çorape të mbushur me bateri.

Në apartamentin e Cantu, policia tha asokohe se kishte gjetur xhinse të përgjakura dhe ADN të viktimave.

Ish e dashura e Cantu, Amy Boettcher, ishte dëshmitarja kryesore e prokurorëve. Ajo vdiq në 2021, por kishte dëshmuar se Cantu “i kishte thëën se kishte vrarë Mosqueda e Kitchen” dhe se e kishte shoqëruar në skenën e krimit.

Por avokatët provuan se dëshmia e Boettcher ishte e mbushur me paqartësi e dekalrata të rreme, si ajo për vjedhjen e orës  Rolex nga Mosqueda, apo se “Cantu i kishte dhënë një unazë fejese që kishte vjedhur nga viktima tjetër Kitchen”./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Viktimat James Mosqueda, 27 vjeç, dhe e dashura Amy Kitchen, 22 vjec

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA