Kërcënoi me armë fqinjin në mes të kafenesë në Tiranë, zbardhen detaje nga ngjarja, sherri nisi për 100 euro borxh
Kryeministri Rama ka pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve liderët e rajonit të cilët do të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
E para që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve është Sekretarja e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu dhe pas saj liderët e tjerë të Ballkanit; nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës Borjana Kristo, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
I fundit në radhë të liderëve të rajonit që mbërriti, ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Vlen të theksohet se, samiti i sotëm do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Top Channel