“Përfitimet që sjell anëtarësimi, edhe pa qenë pjesë e BE”/ Varhelyi shpjegon planin e rritjes: Ambicioz, fillimi i një ndryshimi rrënjësor! Mund të bëheni pjesë e tregut nëse…

29/02/2024 10:20

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, mund të përfitojnë njësoj si vendet që janë anëtarë, sipas Planin të Rritjes, që po diskutohet sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, sipas të cilit, rajoni duhet të arrijë reformat që e bëjnë këtë plan funksional.

“BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi, para se të bëheni pjesë e BE. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, kemi besim të plotë se do të mund t’i merrni përfitimet që sjell ky plan.

Ajo që ju po shihni tani është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë që tani për planin e rritjes, të gjitha vendet e kanë marrë në dorë. Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare.

19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”.

Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, kryeministri malazez, Milojko Spajiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Bosnja dhe Hercegovina përfaqësohet nga Presidentja e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, ndërkohë që i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin.

Top Channel