“Mos më fol për Dubain, turp të të vijë”/ Debat mes Ilnisës dhe Sara Karaj: Ke fytyrë ti… ti s’ke një shoqe
29/02/2024 16:20
Ilnisa dhe Saraj Karaj që prej mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP, janë përplasur me debate dhe ofendime ndaj njëra tjetrës.
Sara Karaj e akuzon se Ilnisën se po e përdor atë për të luajtur “kartën” e xhelozisë me Meritonin. Një nga përplasjet e ditës së sotme ishte edhe se sipas Sarës, Ilnisa i ka përmendur Dubain në mënyrë provokuese.
Sara: Të kesh turp, nuk më djeg mua se e kam një fytyrë që e ruaj, por ty të vijë turp që më përmend mua Dubain. Se të gjithë e kanë kuptuar se si e the ti.
Ilnisa: Seriozisht?
Sara: Turp të të vijë. ti nuk ke një shoqe reale në shtëpi. Veprat tregojnë për ty. Flet për femrat në Dubai, ke shumë fytyrë ti..
Top Channel