Gazment Ujkashi dhe Julian Deda nisën si miqësi raportin e tyre në “Big Brother VIP 3”, por vazhduan me debate dhe përplasje të ashpra.
Në një intervistë në “Ftesë në 5” pas eliminimit, Gazi e cilësoi Julin besëprerë. Sipas tij, aktori po bën një lojë të pistë.
“Ajo loja që ka bërë ai, që ka folur mbrëmë tërë natën për mua, ta them pa frikë super e pistë, sepse pa pushim thotë ‘atij ia bëri Romeo’, që s’ka lidhje fare, ‘ia bëri Meritoni’, që s’kanë lidhje fare me mua. Thotë se unë e preva në besë, por është ai që më ka prerë në besë mua. Ishte Prime, ku ai më shiti më Ilnisën, më tha pastaj mos ma luaj Ledjonën, se e kam për gocat, kjo është prerja në besë pra. Në këtë gjë, a ishim miq ne, t’i fusësh mikut është gjëja më e lehtë?”
Top Channel