Ish-banori i “BIg Brother VIP 3” dhe producenti Eduart Deda u përfshinë në një debat në “Ftesë në 5” lidhur me lojën e artistit në shtëpinë më të famshme në vend.
Gazi ngriti pretendimin se momentet e bukura mes tij dhe Julit, kur kishin raport të mirë në shtëpi, nuk transmetoheshin gjatë spektakleve të martave dhe të shtunave. Deda kundërshtoi dhe teksa debati agravoi i tha Gazit se “po nia heq shkëlqimin lojën me energjinë e keqe që po transmeton”.
Gazi: Kush ka parë vetëm Prime-n, unë aty cedojme të drejtë dikush thotë po çfarë kanë bërë.
Eduarti: Si filozofi loje po flasim, nuk po flasim për elementë të caktuar. Si filozofi, ti ishe lojtar i jashtëzakonshëm, por kur ti del dhe thua jam censuruar në Prime
Gazi: Kush ta tha këtë
Eduarti: Ti po e thua
Gazi: Jo mo, nuk e thashë
Eduarti: Po thua që gjërat e tua nuk janë dhënë në Prime
Gazi: Nuk thashë këtë, në Prime është parë e arsyeshme të jepet një sherr
Eduarti: Gjërat e tua të bukura nuk u dhanë, kjo është censura
Gazi: Atë e thua ti, jo unë
Eduarti: Unë këtë lexoj. Ti më dhe të kuptoja që ty të është censuruar Prime
Gazi: Këtë po e thua ti mo
Eduarti: Mos ia hiq shkëlqimin gjithë eksperiencës tënde, me këtë energji jo të mirë
Gazi: Me çfarë mo
Eduarti: Sepse je shumë agresiv dhe je shumë i palumtur sot
Gazi: Ku e nxore ti këtë
Eduarti: Këtë po transmeton
Top Channel