Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Pas kontrollit të zakonshëm, mjeku që ndjek situatën shëndetësore të presidenti amerikan Joe Biden pohoi se ai vazhdon “ të jetë i aftë për të kryer detyrën”.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruan se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije por ai gjithashtu zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë. “Presidenti Biden është një mashkull 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit. Kontrolli mjekësor i Presidenti Biden në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Mjeku pohon se shefi i Shtëpisë së Bardhë “ndihet mirë dhe se vizita mjekësore e këtij viti nuk identifikon shqetësime të reja”.
Joe Biden kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, por votues në të gjithë spektrin politik janë gjithmonë e më të shqetësuar për aftësitë mendore dhe fizike të presidentit më të moshuar që Amerika ka pasur ndonjëherë. Këto shqetësime janë shtuar pas një serie gafash të njëpasnjëshme të presidentit, përfshirë ngatërresën e presidentëve të Meksikës e Egjiptit, si dhe raportit të një këshilltari të posaçëm i cili e përkufizonte si një “person të moshuar me kujtesë të dobët”.
Një sondazh i fundit i NBC-së tregoi se 76 për qind e votuesve ishin të shqetësuar për moshën e Bidenit. Ai do të jetë 86 vjeç nëse siguron rizgjedhjen dhe përfundon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel