Ish-ministri kroat i EEkonomisë dhe drejtori i “Croatia osiguranje”, Hrvoje Vojkoviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Publike Evropiane të Kroacisë, raporton media N1.
Sipas informacioneve jozyrtare, Vojkoviq është arrestuar për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të një dokumenti biznesi dhe dyshohet se ka marrë subvencione për mbjelljen e tulipanëve që nuk i ka mbjellë kurrë.
Vojkoviç ishte anëtar i Partisë Social Liberale Kroate (HSLS) nga 1989 deri në 2010. Ka qenë anëtar i Bordit Ekzekutiv (OE) të degës në disa mandate, kryetar i Degës së Podsljeme, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Zagrebit, anëtar i Këshillit të Vogël të HSLS dhe në shkurt 2006, në kuvendin unifikues , ai u zgjodh nënkryetar i HSLS.
Në vitin 2002 u bë ministër i Ekonomisë, ndërsa në vitin 2004 në krye të “Croatia osiguranje”.
Ish-politikani dhe anëtari i HSLS u shkarkua nga posti i kryetarit të bordit të “Croatia osiguranje” pasi mediat filluan të shkruajnë për gjoja ndërtimin e paligjshëm të një shtëpie verore me pishinë në vitin 2010. Një vit më vonë, ai u akuzua për ndërtimin e paligjshëm të një vilë në zonën e mbrojtur të Parkut Natyror Žumberak-Samoborsko Gorje.
Top Channel