Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore/ Rama pret liderët e Ballkanit te Pallati i Kongreseve, i pari mbërrin Zelensky

28/02/2024 11:07

Kryeministri Rama ka pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në ditën e parë të Samitit të Ukrainës në Tiranë.

Kryeministri Rama dhe presidenti Zelenksy të dy bashkorganizatorë të Samitit të Ukrainës në Tiranë, po mirëpresin liderët e Ballkanit, ku i takojnë dhe bëjnë foto me ta.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, shprehu vlerësime për kontributin dhe sakrificat e Ukrainës përballë agresionit rus.

“Moldavia është e sigurt në këto momente edhe falë luftës të Ukrainës, në front. Ajo i cilësoi ushtarët e Ukrainës si shpëtimtarë të atij rajoni.”, tha ajo.

Të tjerë që kanë mbërritur deri më tani është presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të kërkojë që Ukraina të njohë Kosovën.

“Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë, do ta vazhdojmë ta bëjmë, por me mirëkuptimin e plotë për situatën ku është Ukraina. Jam e bindur se ai moment do të vijë, bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç apo delegacionin serb që merr pjesë në këtë samit, Osmani tha se “gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta”.

Më pas ka mbërritur dhe presidenti Vuçiçi i cili u prit nga kryeministri Rama dhe presidenti Zelenksy. Ata shkëmbyen një bisedë të shkurtër me njëri-tjetrin dhe realizuan disa foto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA