
24/02 23:02
Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë për nivelin e mbrojtjes së tij të sigurisë kur ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.
Duka i Sussex-it ishte përpjekur të anulonte një vendim, i cili pa statusin e tij të sigurisë të ulët, pasi ai hoqi dorë nga roli i tij si anëtar i familjes mbretërore.
Avokatët e tij argumentuan se kishte padrejtësi në mënyrën se si u mor vendimi. Zyra e Brendshme tha më parë se siguria e tij vendosej rast pas rasti.
Top Channel