“Mirënjohës popullit shqiptar”/ Zelensky zbardh takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën: Diskutuam nevojat tona për mbrojtje dhe prodhimin e armëve

28/02/2024 11:32

Zbardhet takimi ‘kokë më kokë’ Rama-Zelensky në Kryeministri.

Ka qenë vetë Presidenti ukrainas ai i cili në një postim në rrjetet sociale, krahas mirënjohjes për mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira, ka dhënë detaje mbi tematikat në të cilat është fokusuar biseda mes udhëheqësve.

Sipas Zelenskyt, me kryeministrin Rama është diskutuar mbi prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”- shprehet Zelensky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA