Inside Story/ Zbulohet dëshmia e plotë e Sokol Mjacajt, kush janë VIP-at e krimit me të cilët kishte krijuar afrimitet

28/02/2024 21:57

Ngjarja, kishte kohë që planifikohej dhe dyshohet se ka të implikuar personazhe të fuqishëm të botës së krimit me lidhje të rëndësishme në nivele të larta.

Por, çfarë ndodhi atë ditë…?

Mjacaj: “Kur kisha dalë për ajrosje më thërritën të burgosurit e tjerë të sektorit, shtetasit Kastriot Jaupi, Ilir Çekrezi, Arbër Çeka dhe të tjerë që nuk i mbaj mend të gjithë dhe më treguan që kishin parë në lajme që mua do më transferonin në regjimin e posaçëm 41 BIS. Sapo dëgjova këtë u acarova shumë që këtë të keqe e kisha nga Arben Lleshi”.

Me sa duket, Mjacaj kishte krijuar shoqëri të rëndësishme në burg. Personat që e kishin informuar, janë emra të konsideruar VIP në botën e krimit. Kastriot Jaupi përbën një prej emrave më të frikshëm të bandave të Beratit. Ai është dënuar për vrasjen e dëshmorit të atdheut Ilir Ngresi. Arbër Çeka, është dënuar për trafikimin e 612 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit. Ndërsa Ilir Çekrezi, është dënuar për vrasjen e krushkut të familjes së bashku me babain e tij. Informimi i Mjacajt nga këta të burgosur, konfirmohet edhe në dëshminë e policit Ilir Balla, i cili bënte shoqërimin e të burgosurit nga sektori në zonën e ajrimit.

Pasi u informua për vendimin, Mjacaj kuptoi se nuk kishte kohë dhe do të duhej të vepronte për përmbushjen e planit të vrasjes.

“Dua të them këtë veprim e kam bërë në inat e sipër sepse isha i bindur që Arbeni ishte shkaku që mua do më transferonin në regjimin e posaçëm dhe kur mora vesh këtë lajm nuk e mendova gjatë, armën e kisha në brez dhe direkt shkova ta kërkoj për ta vrarë. Nuk besoj dhe nuk mendoj që është motiv i qenësishëm për rrezik, organizim aq të madh, për thyer çdo lloj sigurie në burg për realizimin e një vepre të tillë penale. Me pak fjalë, nuk besoj se është ky motivi, mund të dalë që është një nga nga motivet, por jo kryesori”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

‘Logjikisht, çdo vepër penale ka një motiv, në kuptimin e elementit të figurës veprës penale e shpesh motivi është ai që çon në zbardhjen e ngjarjes, përherë motivi që qëllimi nga subjektet me eksperiencë manipulohet për mos treguar të vërtetën e veprës penale”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.

Top Channel