Një i dënuar, denoncoi në Top Channel përmes një telefonate me gazetaren Anila Hoxha, se Sokol Mjacaj kishte sulmuar me armë dy tëburgosur.
Një personazh mjaft i rrezikshëm që bën bujë sa here i përmendet emri, nisur nga krimet brutale që ka kryer. Ai, kishte vrarë një fëmijë 13-vjeçar për një grabitje ordinere. Sapo ishte liruar, u mori jetën 2 turistëve çek në vitin 2015 sërish për ti grabitur.
Raportimet e para ishin të mjegullta dhe mjaft kontradiktore. Fillimisht mediat u informuan se nuk ka pasur viktima dhe situata ishte nën kontroll. Por, e vërteta ishte se Arben Lleshi u konfirmua i vdekur pak pas orës 14:00. Ajo që bën përshtypje është fakti se drejtuesit e burgut të Peqinit, u përpoqën të fitojnë kohë duke mos i dhënë informacion as policisë. Kjo rezulton në dosjen hetimore që ne kemi analizuar të plotë.
Nga përmbajtja e dokumentit ‘Regjistri i Marrjes dhe Dhënies së Informacionit’ të Sallës së Komandimit dhe Kontrollit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan rezulton se më datë 15.12.2023, në orën 14:30 është bërë shënimi ‘ kërkon informacion për ngjarjen në burgun e Peqinit. U lidhëm me sallën e burgut dhe nuk na japin asnjë informacion’”.
Ky informacion dhe detaje të tjera, ngritën mjaft dyshime për punonjësit e burgut që në momentet e para. Ishte realizuar një plan perfekt që konsiderohej i pamundur në një burg të sigurisë së lartë si ai i Peqinit.
‘Informacioent janë për bashkëpunim patjetër me punonjës të burgut të cilët kanë toleruar, bashkëpunuar apo neglizuar’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci
‘Hipoteza dhe dyshimi qëndorn, mungon prova. Në këtë ngjarje pranohet cdo hipotezë e dyshim, dhe është ngjarje me shumë të panjohura, ajo që dihet është vetëm ekzekutori’ u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog
Top Channel