Inside Story/ Ekskluzive! “Ta varrosë shteti por…” Pretendimi tronditës i familjes Lleshi: Arbeni në trup nuk kishte…

28/02/2024 23:07

Arben Lleshi, është viktima e fundit e familjes së tij në serinë që dyshohet se lidhet me hakmarrjen. 4 të vdekur dhe 1 i zhdukur është bilanci tragjik me eliminimin e Arbenit, atij që konsiderohej si shkaktari i nisjes së gjakderdhjes.

Sipas informacioneve, edhe dy muaj pas krimit të rëndë, familjarët e Lleshit nuk kanë pranuar të bëjnë tërheqjen e trupit të pajetë që gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Më 15 Dhjetor ne morëm vesh nëpërmjet mediave qe ai u vra në burg. Po atë ditë në orën 8 te darkës jemi kontaktuar nga burgu që trupi i Arbenit ndodhej në morgun e Tiranës dhe se ne duhet të paraqiteshim në morgun e Tiranës. Dhe në ditën e 5-të ne shkuam tek morgu për të dhënë konfirmimin për ta varrosur shteti dhe punonjësja na tha që të konfirmonim kufomën dhe pastaj ajo tha që ju e dini shkakun e vdekjes së Arbenit që ai ka vdekur nga kanceri. Dhe ne i thamë jo, ai është vrarë në burg”.

Ne kemi mësuar se familja ka ngritur dyshime se trupi i pajetë nuk i përket Arben Lleshit. Në këtë pikë, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize krahasuese ADN-je. Një provë shkencore që do të bindë fmailjen tej çdo dyshimi të arsyeshëm. Po ashtu, pritet që familjarët të bëjnë edhe njëherë identifikimin fizik.

“Dhe ne kur pamë kufomën ai nuk kishte asnjë ngjashmëri me Arbenin dhe trupi aty nuk kishte as plumb dhe Arbeni ka patur një shenjë në fytyrë që në vegjëli. Ne si familjarë nuk kemi dhënë as analizë ADN dhe asgjë dhe ne nuk kemi kërkuar asgjë nga shteti, ju mund ta varrosni kur të doni por ai nuk është trupi i tij”.

Top Channel